“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Sadik Berisha”, ka shkruar në profiln e tij, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.
Postimi i plotë:
I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Sadik Berisha.
Ai vinte nga një familje e dëshmuar kombëtarisht dhe e rreshtuar drejt prej kohësh. Kontributi i Sadikut është i madh nga brenda Kosovës por edhe nga jashtë saj.
Ngushëllime familjes Berisha, bashkëveprimtarëve e bashkatdhetarëve që e njohën nga afër e që ishin bashkë me të në rrugëtimin e duhur!
U prehsh në paqe, Sadik!