DYLON

Gagica i reagon kreut të komunës: Ka mjaftua me bë “upgrade” sistemin ekzistues dhe kishit kursye 480 mijë €

Gagica i reagon kreut të komunës: Ka mjaftua me bë “upgrade” sistemin ekzistues dhe kishit kursye 480 mijë €
Avatar photo Redaksia

Ditë më parë, Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit së bashku me Zëvendësministrin e Ekonomisë, Getoar Mjeku, nënshkruan Memorandumin e bashkëfinancimit për projektin “Gjilani Smart City (Neutral Host)”, me vlerë 500 mijë euro.

Ndaj kësaj ka reaguar, Nazim Gagica. kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, i cili ka rikthyer në kujtesë kohën kur ishte drejtor i Administratës Komunale (viti 2017), dhe kur kjo punë ishte kryer. Andaj, ka thënë ai, ka mjaftuar që kryetari i komunës me e bë “upgrade” sistemin ekzistues dhe do të kishte kursyer 480 mijë €, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

“Moti janë bërë këto punë që juve sot ju duken risi apo inovacion.  “Gjilani Smart City”, versioni 2017: punë origjinale. Versioni 2025: e njëjta punë, por me pak grim dhe 500 mijë € faturë”, ka thënë në reagimin e tij, Nazim Gagica i AAK-së.

Ai po ashtu theksoi se ky pushtet një gjë duhet ta ketë të qartë se Gjilani nuk zhvillohet me grim elektoral e marketing, e as me foto të ditës e të natës, por se Gjilani zhvillohet me projekte reale, ide dhe punë konkrete, jo pra me make-up politik. 

Përndryshe, në zgjedhjet e 12 tetorit, Nazim Gagica synon postin e të parit të komunës duke qenë kandidat i AAK-së për kryetar komune. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.