“I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit gjilanas, kolegut e mikut tim të kahershëm, Basri Zejnullahu”, ka shkruar në profilin e tij, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës (AAK), Dega në Gjilan.
Gagica ka thënë se janë të rrallë njerëzit si Basriu. Profesionist i dalluar, një bashkëpunëtor i sinqertë e një qytetar model. Profesor Basriu la pas vetes vepra të mira, një familje të edukuar dhe shembullin se si duhet të jenë njerëzit në raport me tjetrin. Të tillë do ta kujtojmë përjetë.
“Ngushëllime familjes Zejnullahu, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën! U prehsh në paqe, Profesor!”, ka shkruar Gagica. /2LONLINE/