”Jam i lumtur që sot në seancën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, propozimi im për tejkalimin e ngërçit buxhetor tani e sa kohë për bartjen e mjeteve buxhetore, gjeti përkrahjen në plotëni të ekzekutivit dhe legjislativit nga të gjitha subjektet politike”, ka thënë Nazim Gagica, anëtar i Kuvnedit Komunal të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Gagica, që njëherësh drejton edhe degën e AAK-së në Gjilan tha se janë shumë të vendosur të punojnë për interesin e Gjilanit dhe qytetarëve të kësaj komune. /2LONLINE/