DYLON

Gagica i AAK-së: Parimi i transparencës vetëm mashtrim deklarativ i qeverisjes komunale në Gjilan

Gagica i AAK-së: Parimi i transparencës vetëm mashtrim deklarativ i qeverisjes komunale në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan ka theksuar se Gjilani është në vendin e 21-të në listën e vlerësimit të transparencës për Komunat e Republikës së Kosovës dhe se parimi i transparencës është vetëm mashtrim deklarativ i qeverisjes komunale në Gjilan.

Gagica u shpreh se kjo ishte e pritshme sepse, siç thotë ai: “e njihnim mirë këtë mendësi politike që sot udhëheq me Gjilanin. Është për të ardhur keq në çfarë niveli ka degradua Komuna e Gjilanit, një Komunë e cila aspironte të jetë e matshme me komunat e zhvilluara dhe transparente si ajo e Rahovecit, Suharekës, Gjakovës, Prizrenit etj”.

EkoHigjiena

“Gjilani meriton një qeverisje ndryshe, qeverisje e cila ofron zhvillim ekonomik, transparencë maksimale, infrastrukturë që lehtëson jetën e qytetarëve. Gjilani nuk meriton kësisoj, nuk meriton të bie në këtë nivel”, ka thënë Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.