“Punimet këtu në rrugën katër korsi, hyrje-dalje Gjilan -Prishtinë, kanë filluar në vitin 2020, por shpresat e qytetarëve në realizimin e këtij projekti u shuan edhe në përfundim të këtij viti”, thotë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
Sipas tij, bizneset këtu janë në hall, qytetarët gjithmon vonë për të hyrë në Gjilan dhe gjithmonë me vonesë për të mbrri në Prishtinë.
Gagica ka thënë se edhe ata deputetë që morën shumë vota e që tejkaluan shpejtësinë me premtime elektorale në fushatë, edhe ata nuk do të arrijnë në kohë, përmes kësaj rruge.
“Por, me besim të palëkundër në Zot, Shtet dhe Atdhe, pranvera e vitit 2025 do të sjellë tjetër dinamikë të punimeve këtu, por edhe në zhvillimin e Gjilanit dhe zhvillimin e Kosovës”, thotë Nazim Gagica, që është kandidat për deputet i Aleancës, në zgjedhjet nacionale të Shkurtit 2025. /2LONLINE/