“Sot, bashkë me kryetarin Haradinaj dhe kolegë tjerë, bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, në nderim e kujtim të heronjve të kombit, Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, në 42-vjetorin e rënies”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së, dega në Gjilan.
Gagica tha se po ashtu, në qendër të qytetit të Gjilanit, u bë zbulimi i shtatores së heroit, Kadri Zeka, atdhetarit të madh e njeriut që ruajti vazhdimësinë e përpjekjeve të shqiptarëve për liri e pavarësi.
“Lavdi heronjve Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/