Gagica: Gjilani po frymon me AAK-në

Gagica: Gjilani po frymon me AAK-në

Nazim Gagica, ka marrë besimin e strukturave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, për të qenë shef i Shtabit Zgjedhor të këtij subjekti politik, për zgjedhjet e 22 tetorit.

Gagica i ka thënë Portalit 2LONLINE, se të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë të fushatës janë bërë dhe se po punohet me të madhe që AAK-ja të dal fituese në këto zgjedhje.

“Jemi duke punuar në terren, në takimet mobilizuese me strukturat e partisë dhe se nga ajo që po shohim deri më tani, qëndrojmë mirë në terren pasi ka një frymë bukur të mirë pro Aleancës, andaj pritjet janë të mëdha”, ka thënë Gagica.

Gagica, i cili edhe vet do ti hyjë garës për t’u bërë pjesë e Kuvendin Komunal të Gjilanit, pasi është pjesë e ekipit garues për asamblistë, tha se në terren AAK-ja po gëzon mbështetje e respekt e në veçanti tani po pritet mirë edhe fakti që lideri i këtij subjekti Ramush Haradinaj është edhe kryeministër i vendit.

“Strukturat e partisë, por edhe qytetarët e kanë mirëpritur faktin që Haradinaj tani më është kryeministër, por e mira e kësaj është fakti se edhe kryeministri i vendit, njëherësh lider i partisë, ka qasje skajshmërisht pozitive për këtë anë dhe se ka ofruar dhe ofron mbështetje të pa rezervë edhe për AAK-në e Gjilanit dhe kjo na bënë që ne të angazhohemi maksimalisht për rezultate pozitive në zgjedhjet lokale dhe udhëheqje me këtë komunë pas 22 tetorit”.

Gagica që njëherësh është edhe drejtor i Drejtorisë së Administratës në Komunën e Gjilanit ka thënë se Gjilani këto ditë po frymon me AAK, edhe për faktin e respektit dhe mbështetjen për kryeministrin Haradinaj, por edhe se po e vlerëson shumë lartë angazhimin që e kanë bërë deri më tani strukturat, kuadrot e AAK-së, në qeverisjen e deritanishme, si nga pozita e nënkryetarit, të cilën e ushtron, kreu i AAK-së, Rexhep Kadriu, e po ashtu edhe punën e drejtorive që udhëhiqen nga drejtor që vijnë nga AAK-ja si dhe segmentet tjera.

KOMENTE