DYLON

Gagica: Gjilani, model edhe për rajonin për shërbimet në administratë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Rritja e efikasitetit të shërbimeve, ulja e shpenzimeve, eliminimi i tollovive para sporteleve, përkushtimi për hapa të tjerë në digjitalizim të shërbimeve, por edhe përgatitja për implementimin e projektit tjetër në Gjilan, atë të “Gjilan Smart City”, ose ‘Gjilani i mençur’, ishin ato që u prezantuan në konferencën me gazetarë nga drejtori i Administratës së Përgjithshme në Gjilan, Nazim Gagica.

Gagica me këtë rast ka thënë se ky tremujorsh paraqet përmbylljen dhe përmbushjen e të gjitha kritereve të parapara nga MAPL, për krijim të një administrate moderne.

EkoHigjiena

“Gjatë periudhës janar – mars 2016, në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme, është arritur që të bëhet përmbyllja dhe përmbushja e të gjitha kritereve të parapara nga MAPL, për krijimin e një administrate moderne dhe një rritje të dukshme të cilësisë së shërbimeve përmes avantazheve të teknologjisë informative. Projekti dhe kriteri i fundit i arritur ishte ai për E-Kiosqet, që ka nisur dhënien e shërbimeve gjatë muajit janar 2016, që është ndër projektet më avancuese në sektorin e Gjendjes Civile të Komunës së Gjilanit. Thjeshtë në resorin e Administratës Publike, ndryshimet që janë bërë për 2 vjet, nuk kanë ndodhur gjatë gjithë periudhës së pasluftës”, ka thënë Gagica në fjalën e tij.

“Komunat e Kosovës, e kanë model Gjilanin sa i përket modernizimit të administratës dhe shërbimeve në Gjilan. Por, kjo nuk mbetet me kaq. Ne kemi pranuar kërkesa edhe nga komuna të ndryshme të cilat janë të interesuara për teknologjinë e përdorur në E-Kiosqet dhe funksionimin e tyre. Njëra prej tyre është Komuna e Shkupit e cila kërkon specifikacionet se si punohet dhe si të arrihet në këtë shkallë. Pra Gjilani është model edhe për shtetet e rajonit”, ka spikatur ai gjatë elaborimit të punës tremujore të kësaj Drejtorie.

Gjithashtu, ai ka prezantuar edhe projektin tjetër për sektorin tjetër, atë të “Gjilan Smart City”, ose ‘Gjilani i mençur’, që parasheh digjitalizimin dhe sistemin online të Qendrës për Shërbim të Qytetarëve, e cila do të mundësoj që qytetari të komunikoj drejtpërdrejtë me zyrtarin për informacione të ndryshme në të gjithë resorët e Komunës së Gjilanit.

Drejtori i Administratës Gagica, ka thënë se falë angazhimit maksimal të stafit të kësaj Drejtorie, falë programit “Apliko Online” dhe projektit të E-Kiosqeve, është arritur që brenda një dite të jepen mbi 950 dokumente të Gjendjes Civile.

Ai theksoi se në aspektin e shpenzimeve brenda përgjegjësisë së këtij dikasteri të qeverisjes komunale, është arritur edhe ulja e shpenzimeve përditë e më shumë edhe në sektorin e Autoparkut.

“Tashmë krahasimet nuk i bëjmë me të kaluarën, por, krahasime jashtëzakonisht të mëdha sot kemi edhe në autoparkun, apo shfrytëzimin e veturave zyrtare të Komunës së Gjilanit. Kështu, nëse krahasohet periudha e njëjtë me vitin e kaluar, del që këtë vit kemi 2936 kilometra më pak, në krahasim me vitin paraprak dhe periudhën e njëjtë kohore, që gjithashtu prek edhe në ulje të shpenzimeve në derivate dhe financa”, ka pohuar, ndër të tjerash në këtë konferencë për media, drejtori i drejtorisë së Administratës Publike në Gjilan, Nazim Gagica. ​/2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.