DYLON

Gagica: Gjilani ka nevojë për profesionistë që besojnë në vlerat e shërbimit publik dhe Flaka është njëra prej tyre

Gagica: Gjilani ka nevojë për profesionistë që besojnë në vlerat e shërbimit publik dhe Flaka është njëra prej tyre
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat për kryetar komune në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor, ka bërë me dije se pjesë e listës së këtij subjekti politik, në garën për asamble komunale, do të jetë edhe Flaka Haziri.

“Flaka Haziri, vajza e kolegut tonë dhe njërit ndër themeluesit e Aleancës, Sokol Haziri, vjen në garën për Kuvendin Komunal si përfaqësuese e gjeneratës së dytë që po e vazhdon me përkushtim rrugën e angazhimit politik” thotë Gagica.

EkoHigjiena

Ai shtoi se, si ekonomiste e përgatitur dhe e përkushtuar, Flaka sjell me vete ide të reja, energji pozitive dhe vizion të qartë për zhvillimin e qëndrueshëm të Gjilanit. Ajo do të jetë një zë i fuqishëm për transparencë, zhvillim ekonomik dhe përfaqësim dinjitoz në Kuvendin Komunal.

“Gjilani ka nevojë për mendësi të re, për profesionistë që besojnë në vlerat e shërbimit publik – dhe Flaka është pikërisht njëra prej tyre. Flaka Haziri – Gjenerata e re, vizion i ri për Gjilanin”, ka thënë Nazim Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.