DYLON

Gagica: Gjilani i së nesërmes ndërtohet me punë dhe vendime të mençura sot

Gagica: Gjilani i së nesërmes ndërtohet me punë dhe vendime të mençura sot
Avatar photo Redaksia

“Takim koordinues dhe përgatitor me strukturat udhëheqëse të AAK-së në Gjilan, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që po afrohen”, thotë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, njëherësh i nominuan, nga ky subjekt, kandidat për kryetar komune në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 12 tetor.

Ai shtoi se fokus i veçantë i këtij takimi ishte finalizimi i listës garuese për Asamblenë Komunale, ndërsa për të dhënë kontributin e tij mori pjesë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj dhe anëtari i kryesisë, Ahmet Isufi.

EkoHigjiena

Gagica tha se AAK po hyn në këto zgjedhje me besim të plotë në kapacitetin e vet për të sjellë ndryshim dhe për të kontribuar si faktor vendimmarrës në zhvillimin e Gjilanit për periudhën 2025–2033.

“Mbetemi të përkushtuar ndaj punës së ndershme, vizionit afatgjatë, dhe ndërtimit të një Gjilani më të drejtë për të gjithë qytetarët”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat për kryetar komune në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 12 tetor.  /2LONLINE/.

z

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.