“Programi ynë qeverisës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar parasheh përkrahje të parezervë për bizneset, sidomos ato prodhuese përmes së cilave na njeh edhe bota, siç ndodh përmes “RC Cola-s”, ka thënë kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e AAK-së, Nazim Gaqgica.
Fjala e plotë e Gagicës:
Sot, bashkë me kandidatët për anëtar të Kuvendit Komunal në Gjilan, vizituam kompaninë “RC Cola” në Gjilan, kompani kjo që është storie suksesi.
U mirëpritëm nga Drejtori Gjeneral, Fejzullah Mustafa i cili na tregoi për punën dhe sfidat me të cilat përballen bizneset.
Programi ynë qeverisës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar parasheh përkrahje të parezervë për bizneset, sidomos ato prodhuese përmes së cilave na njeh edhe bota, siç ndodh përmes “RC Cola-s”.
Garantojmë mbështetje të fuqishme edhe për bizneset e vogla dhe të mëdha në mënyrë që të rriten dhe të zgjerohen, sepse kjo është forma e vetme përmes së cilës krijohen vende të reja të punës.
Aleancë me qytetarë dhe me biznese!
NG
Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/