DYLON

Gagica: “Festivali i Teatrit të Shkollave të Mesme”, nuk është projekt i pushtetit aktual

Gagica: “Festivali i Teatrit të Shkollave të Mesme”, nuk është projekt i pushtetit aktual
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhnmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, ka thënë se në mungesë të projekteve të reja, dhe në përpjekje për të përvetësuar projektet ekzistuese si të vetat, kryetari i Komunës së Gjilanit e paska quajtur si një ‘zotim të përmbushur’, Festivalin e Teatrit të Shkollave të Mesme.

‘”Festivali i Teatrit të Shkollave të Mesme”, është realizuar në vitin 2021, nuk është projekt i pushtetit aktual, është projekt që ka nis para tyre. Madje, si projekt, është i pari në Gjilan i asaj kohe, e që vazhdimi i mbajtjes së këtij festivali pas dy viteve vonesë, megjithate është lajm i mirë për Gjilanin’, ka thënë Gagica i AAK-së, në një reagim të tij.

EkoHigjiena

Spas tij, ose është totalisht i pa informuar kryetari i Komunës së Gjilanit rreth projekteve ekzistuese dhe punëve të kryera, ose po mundohet me e mbulua paaftësinë dhe mungesën e rezultateve të tij përmes mashtrimit optik deklarativ.

“Vazhdoni të promovoni e përvetësoni projekte të qeverive të kaluara, por nuk e ndryshoni dot memorien kolektive. Njerëzit i mbajnë mend ato, mediat i kanë të arkivuara e po ashtu edhe ne që i kemi ideuar e realizuar ato projekte ende jemi gjallë”, ka thënë  i pari i AAK-së së Gjilanit, Nazim Gagica, i cili dikur edhe dhjetonte Drejtorinë Komunale të Arsimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.