Sot, ishim për vizitë në Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve në Gjilan, bashkë me kandidatë për anëtarë të Kuvendit Komunal në Gjilan, dhe nënkryetarin e AAK-së në nivel qendror, Ahmet Isufi
Bashkëpunimi me shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së ka qenë gjithmonë në nivelin e duhur dhe jemi munduar që të jemi pranë tyre permanent.
Familjet e dëshmorëve janë vula e lirisë së Kosovës. Ata dhanë më të dashurit e tyre për lirinë e Atdheut që sot ne e gezojmë.
Ne do të kujdesemi vazhdimisht për këto familje sepse është obligim i institucioneve dhe gjithë popullit. Në mandatin tonë të ardhshëm katër vjeçar, do të ndahen bursa të veçanta për familjet e dëshmorëve si dhe në mesin e të barabartëve ata do të kenë përparësi në punësim, sepse sot e kurrë nuk do të mund të bëjmë as minimumin e asaj çka ata kanë bërë për neve dhe Kosovën.
Respekt përjetë!
NG
Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/