DYLON

Gagica: E përuruan sot çerdhen, punimet e të cilës kanë përfunduar më 2021!

Gagica: E përuruan sot çerdhen, punimet e të cilës kanë përfunduar më 2021!
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë inauguruar sot çerdhen e re në fshatin Zhegër.

”E gëzofshi çerdhen!”, ka qenë urimi shpotitës i Nazim Gagicës, ish drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, në kohën, kur subjekti i tij ishte pjesë e qeverisjes komunale, duke kujtuar se punimet e kësaj çerdhe kanë përfunduar në shtator të vitit 2021, sa ishte ai drejtor i DKA-së.

EkoHigjiena

Gagica, që sot drejton degën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjilan, njëherësh është anëtar i Kuvendit Komunal, tani në rolin e opozitarit, ka thumbuar pozitën, në këtë rast, kreun e komunës, por edhe ministren e Arsimit, që po i përurojnë projektet që i kanë jetësuar të tjerët para tyre, si në këtë rast, kur qeverisja e kaluar, sa ishte ai drejtor i DKA-së, e ka përfunduar këtë projekt në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me Ministrin e Arsimit.

“Jam shumë i lumtur që sot Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci bashkë me kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, përuruan çerdhen në Zhegër të Gjilanit, punimet e të cilës kanë përfunduar në shtator të vitit 2021. E gëzofshi çerdhen!”, ka shkruar në profili ne tij,  Gagica i AAK-së së Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.