DYLON

Gagica: E-kioska projekti ynë, Prishtina një kopje e zbehtë!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtorit të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Gjilan, Nazmi Gagicës, duket se i ka mbetur hatri që Komuna e Prishtinës nisi e para projektin e-kioska, duke thënë se ky projekt ishte projekt ideor i Komunës s Gjilanit, por që e para ka filluar ta realizojë Prishtina, pasi në këtë drejtim, në raport me Gjilanin është bërë prolongimi i realizimit të tij, nga Agjensioni i Regjistrimit Civil dhe agjensione që kanë lidhje me Gjendjen Civile.

Megjithatë Gagica, thotë se ajo e Prishtinës mbetet një kopje e zbehtë sepse derisa komuna e Prishtinës ofron vetëm një dokument dhe atë vetëm për përdorim të brendshëm, Gjilani përmes e-kioskave do të ofrojë tri produkte.

EkoHigjiena

“Si drejtori kemi bërë kërkesën për qasje në bazën e të dhënave në Agjensionin e Regjistrimit Civil, të cilët që nga fundi i vitit të kaluar nuk kanë kthyer përgjigje. Ne kemi projektin e gatshëm për dokumentet e Gjendjes Civile dhe japim tri produkte për qytetarët për dallim prej Komunës së Prishtinës e cila ofron vetëm një dokument dhe atë vetëm për përdorim të brendshëm”, tha drejtori Gagica, duke kërkuar që të bëhet lejimi i qasjes në këto të dhëna, në mënyrë që shërbimet e Komunës së Gjilanit të ofrohen edhe më afër qytetarëve të Gjilanit dhe më gjerë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.