Gagica: Do t’i përmbushim nevojat dhe kërkesat që kanë personat me aftësi të kufizua

Gagica: Do t’i përmbushim nevojat dhe kërkesat që kanë personat me aftësi të kufizua

“Programi ynë parasheh lehtësira për të gjitha ndërmarrjet publike dhe private të cilat punësojnë persona me aftësi të kufizuara. Po ashtu, do të përkrahen parezervë të gjithë ata që ushtrojnë veprimtari të pavarur”, ka thënë, Nazim Gagica, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për kryetar të komunës së Gjilanit.

Ai tha se janë shumë të vendosur për t’iu krijuar kushte të mira të gjithë pjesëtarëve të Handikos-it, si në qasje në vende publike, në rrugë e trotuare, në objekte komunale etj.

Për më tepër, postimi i plotë:

Vizituam Handikos-in në Gjilan. Gjithmonë është kënaqësi të jem në mesin e njerëzve më të dashur dhe më të mirësjellshëm të shoqërisë sonë.

Aty gjen ngrohtësinë, sinqeritetin, zemrën e madhe, respektin, kujdesin ndaj tjetrit.

U informuam nga afër me nevojat dhe kërkesat që kanë personat me aftësi të kufizuara.

Ne jemi shumë të vendosur për t’iu krijuar kushte të mira të gjithë pjesëtarëve të Handikos-it, si në qasje në vende publike, në rrugë e trotuare, në objekte komunale etj.

Programi ynë parasheh lehtësira për të gjitha ndërmarrjet publike dhe private të cilat punësojnë persona me aftësi të kufizuara. Po ashtu, do të përkrahen parezervë të gjithë ata që ushtrojnë veprimtari të pavarur.

Në qeverisjen e ardhshme katërvjeçare, do të sigurojmë që secili person me aftësi të kufizuar, pavarësisht moshës, të gëzojë të drejta të barabarta si një formë e vetme për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për të gjithë.

Po ashtu, bashkë me dy drejtuesit e Handikos-it, Fatmir Shurdhani dhe Bajram Spahiu nënshkruajtëm edhe një deklaratë të zotimit.

Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan

/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

KOMENTE