DYLON

Gagica: Bizneset e vogla dhe të mesme, sidomos ato të udhëhequra nga gratë do ta kenë mbështetjen tonë

Gagica: Bizneset e vogla dhe të mesme, sidomos ato të udhëhequra nga gratë do ta kenë mbështetjen tonë
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së.

Bizneset e vogla dhe të mesme, sidomos ato të udhëhequra nga gratë, janë shtylla kryesore e ekonomisë lokale, por shpesh përballen me sfida të mëdha që rrezikojnë funksionimin e tyre.

Sot, bashkë me kandidaten për deputete nga Gjilani, Zaki Asllani, dhe kolegen tone këshilltaren komunale, Ardita Ukshini , vizituam disa biznese lokale të udhëhequra nga gratë e që janë storie suksesi.

Ndërhyrja e qeverisë, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, është e domosdoshme për të ofruar lehtësira financiare, ulje të taksave, qasje më të lehtë në kredi dhe programe mbështetëse për trajnime dhe mentorim.

Përmirësimi i kushteve për këto biznese jo vetëm që do të ndihmojë në mbijetesën e tyre, por gjithashtu do të krijojë një mjedis më të favorshëm për rritje dhe për hapjen e bizneseve të reja.

137✅️ Për Kosoven Fituese


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.