DYLON

Gagica: Artisti Kushtrim Rashiti nga sot rrugëton bashkë me Aleancën

Gagica: Artisti Kushtrim Rashiti nga sot rrugëton bashkë me Aleancën
Avatar photo Redaksia

“Artistë si Kushtrimi ka shumë Kosova, ka Gjilani porse ata nuk kanë gjetur përkrahjen e duhur dhe hapësirën për të vepruar ashtu siç ata duan dhe munden. Kushtrimi ka vendosur të jetë krah nesh në Aleancë sepse aty e sheh përfaqësimin e drejt, të sinqertë dhe pernime”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.

Ai ka ofruar edhe të dhëna për Kushtrim Rashitin.

EkoHigjiena

Kushtrimi ka diplomuar në UShT në vitin 2007, drejtimi Pikturë. Titullin Master në Pikturë e ka marrë në Universitetin e Prishtinës.

Kushtrimi në vitin 2009 ka vazhduar Specializimin në Cite International Universite de Paris ku në vitin 2012 merr Titullin e DESS ( Diplome Etude Superier Specialise).

Është pjesëmarrës në shumë ekspozita kolektive mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vitin 2008 Kushtrimi shpërblehet nga Akademia Evropiane e Arteve, me vendin e dytë dhe me medalje argjendi.

Ekspozitat personale të Kushtrimit:

1. Luterbache France

2. Bruksel Belgjike

3. France Nacy

4. France Paris

5. Usa Los Angelis

6. Gjermani Koln

7. Itali Firence

8. Suedi Malmo

“Mirë se vjen në familjen e madhe dhe serioze politike Kushtrim. Rrugëtojmë bashkë dhe krahas për ta bërë Gjilanin një qytet të jetueshëm dhe me përspektivë për secilën kategori të shoqërisë”, ka thënë Gagia i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.