DYLON

Gagica: Aleanca po rritet kudo dhe kjo nënkupton shansin më të madh për diasporën dhe për Kosovën

Gagica: Aleanca po rritet kudo dhe kjo nënkupton shansin më të madh për diasporën dhe për Kosovën
Avatar photo Redaksia

“Sot në Strasburg takuam kryesinë e AAK-së të udhëhequr nga kryetari Astrit Kuqi, nënkryetar Hajrush Azemi, sekretar Bajrush Stojkaj dhe anëtarë të tjerë me të cilët biseduam për nevojat që ka diaspora jonë në Kosovë e që ne duhet t’i trajtojmë si tema dhe të ofrojmë zgjidhje”, bënë me dije, Nazim Gagica, kryetar i AAK- së, së Gjilanit.

Ai shtoi se fuqizimi i Aleancës në diasporë dhe në Kosovë, na jep mundësinë që të bëjmë zgjidhje të shpejta e pa vonesa për shumë tema që kanë mbetur pezull për shkak të paaftësisë së pushtetit aktual në Kosovë dhe të mungesës së guximit dhe vullnetit për me u përballë me punë.

EkoHigjiena

I falënderoj të gjitha degët e Aleancës kudo që isha për vizitë për pritjen e ngrohtë dhe për idetë e propozimet që i kemi trajtuar bashkë e që unë i kam marrë si shumë serioze për tu marre me to.  Aleanca po rritet kudo dhe kjo nënkupton shansin më të madh për diasporën dhe për Kosovën”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.