DYLON

Gagica: Aleanca ka qenë gjithmonë në krah dhe në mbështetje të kategorive të dala nga lufta

Gagica: Aleanca ka qenë gjithmonë në krah dhe në mbështetje të kategorive të dala nga lufta
Avatar photo Redaksia

“Aleanca ka qenë gjithmonë në krah dhe në mbështetje të kategorive të dala nga lufta, si veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës. Për ne, këto kategori përfaqësojnë bazën mbi të cilën është ndërtuar dhe konsoliduar shteti ynë”, ka thënë Nazim Gagica, kreu i AAK- së, së Gjilanit, njëherësh kandidat i këtij subjekti politik për deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Programi ynë parashikon rritjen e pensioneve për këto kategori, duke pasur si qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës dhe vlerësimin e kontributit të tyre historik.

Ai tha se gjatë takimit me krerët e shoqatave të dala nga lufta në Gjilan, u informuan për sfidat me të cilat përballen këto kategori dhe familjet e tyre, si dhe për nevojat e menjëhershme që kërkojnë adresim.

“Si gjithmonë, do të jemi në mbështetje të kërkesave të tyre sa herë që ato paraqiten. Ky është një obligim i yni si shoqëri dhe si institucione për të qenë krah tyre, duke u siguruar që dinjiteti dhe sakrifica e tyre të respektohen gjithmonë”, thotë nazim Gagica, i pari i AAK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat i këtij subjekti politik për deputet në Kuvendin e Kosovës.  /2LONLINE/