DYLON

GAC mbështetë nismën e MMPH-së për gjobat mandatore

Green Art Center
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-Qeveritare Green Art Center – Prishtina, e cila për qëllim kryesor ka mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit, përkrahë plotësisht nismën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, që në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ditë më parë pulikuan Udhëzimin e Ri Administrativ për gjobat mandatore.

Sipas, Green Art Center, ky Udhëzim do të shqiptojë gjoba për të gjthë shkelësit e ligjit, me qëllimin kryesor mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik si dhe menaxhimin e mirëfilltë të mbeturinave. Këto gjoba do të fillojnë të shqiptohen nga kjo javë, ndërsa ato do të sillen nga 5 deri në 100 euro, ku do të ndëshkohet hedhja e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara.

“Kjo nismë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është e shumë pritur, pasi që Kosova ka pasur nevojë që një Udhëzim i tillë të hyjë në fuqi kohë më parë dhe se shkelësit e ligjit të ndëshkohen sa herë që ata veprojnë kundrejt tij”, ka thënë Merlina Beu Mucaj, drejtoreshë ekzekutive e GAC-it.

EkoHigjiena

Beu Mucaj më tej ka shtuar se nismat institucionale janë mesë të nevojshme pasiqë kanë ndikim direkt tek qytetarët, prandaj ajo njëherit ka kërkuar që cështja e mbrojtjes së mjedisit, e cila është në gjendje mjaft kritike në vendin tonë, të trajtohet me më seriozitet dhe të mendohet të ofrohen zgjidhje afatgjata, të cilat e rrisin shkallën e vetëdijesimit të qytetarëve.

Green Art Center – Prishtina, në mënyrë të vazhdueshme po lufton dukuritë degraduese të mjedisit, ku nëpërmjet vullnetarëve të gjelbërt po organizohen nisma dhe iniciativa të shumta në këtë drejtim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.