/2L ONLINE/ – Përkulja para viktimave të ekzekutuara pa gjyq është një simbolikë e mirë e cila përçon mesazh universal për paqe dhe liri mes njerëzve. Gjatë historisë, në të shumtën e rasteve, raporti i forcës ka qenë determinuesi i arritjes së paqes dhe lirisë. E përkthyer konkretisht, të fortit kanë krijuar paqe dhe liri për vete duke i robëruar të dobtit,
Në fillim të shekullit XIX, në nivel global, kemi përpjekjet e para sa i përket lirive njerëzore dhe institucionalizimit të luftës e cila gjatë hisorisë është përdorur si instrument për të krijuar “ paqe dhe liri” për të fortit dhe robëri për të dobëtit. Për kundër këtyre përpjekjeve, Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, janë akti më i vrazhdë i abuzimit me forcën ushtarake për qëllime të nënshtrimit të tjerve.
Rasti i Luftës së Dytë Botërore është më eklatant; Gjermania naziste, si fuqi evropiane, në mënyrë institucionale kishte planifikuar dhe realizuar që jashtë vijës së frontit, në mënyrë sistematike të zhdukë, shfarosë popuj dhe grupe politike të cilët ata i konsideronin të “pa përshtatshëm”. Ky përdorim i forcës ushtarake dhe policore për qëllime të shfarosjes së civilëve u vërtetua nga një gjykatë ndërkombëtare e organizuar me 1946, e njohur si “Procesi i Nynbergut”
Ngjashëm me Gjermaninë naziste, Jugosllavia, përkatësisht Serbia nën udhëheqjen e Millosheviqit, kishte planifikuar që në mënyrë sistematike t’i dëboi dhe t’i zhdukë popujt jo serb, dhe kundërshtarët politik. E gjithë makineria politike, policore dhe ushtarake serbe, për një dekadë rresht ishte e orientuar kryesisht në dëbimin dhe zhdukjen kryesisht të boshnjakëve dhe të shqiptarëve. Gjatë kësaj përpjekje, vetëm në Kosovë, në një vend me rreth 2 milion banor, policia, ushtria serbe e mbështetur në të shumtën e rasteve nga Kisha Ortodokse Serbe dhe banorët lokal serb, gjakftohte, ekzekutoi rreth 12 mijë shqiptar dhe dhunoi rreth 20 mi gra. Duhet përmendur se pjesa më e madhe e ekzekutimeve janë bërë me torturë. Këtë fakt e ka vërtetuar një gjykatë ndërkombëtare e njohur si Gjykata e Hagës.
Në rastin e parë, pra të atij gjerman, kancelari Vili Brand, në vitin 1970, në Varshavë, gjunjëzohet para monumentit “Getoja e Varshavës” që i bie se në mënyrë simbolik pranon fajin dhe njëkohësisht kërkon falje për krimet e shtetit gjerman. Dhe kërkimi i faljes nga kancelari, nënkupton pranimin e fajit nga shteti gjerman.
Rasti i përkujtimit dhe përkuljes së presidentit Thaqi para një monumenti që përkujton “Viktima të terrorit shqiptarë” nuk përkon me atë të Vili Brandit, pavarësisht se atë mundë ta ketë këshilluar ndonjë këshilltar i tij që ky rast Thaqin mund ta madhështoi në përmasat e Brandit.
Ky është një gabim i keq për shumë arsye; së pari, viktimat nuk kanë qenë pjesë e “terrorit shqiptarë” nga se ky krim nuk është planifikuar nga shteti shqiptarë, shteti i Kosovës, apo nga ndonjë organizatë politike apo ushtarake shqiptare. Krimi është bërë nga individ dhe ai duhet të dënohet, por jo në përmasën e nivelit sa Presidenti i Kosovës për të kërkuar falje dhe për ta pranuar fajin.
Aq më tepër kur shteti serb nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra në mënyrë të organizuar ndaj popullatës shqiptare. Dhe nëse dikush është fajtorë për vrasjen e këtyre civilëve ky është shteti dhe kisha ortodokse serbe, nga se ata planifikuan krimet kundër popullsisë shqiptare dhe implikuan serbet lokal si pjesë aktive këto krime.
Vrasja e shëmtuar e këtyre civilëve serb ka qenë rezultat i inercisë së krijuar nga krimet e shtetit dhe kishës serbe, prandaj përkujtimi për këta civil nuk i përket presidentit. /2L ONLINE/