DYLON

Gabimet vazhdojnë!

Avatar photo Redaksia

Ardian Hyseni

/2L ONLINE/ – Në vazhdimin e gafeve jo shkencore të paraqitura në librat shkollor sidomos nga lënda e Biologjisë të klasës 8, faqe 128 kemi një njësi mësimore “ Mbijetojnë llojet më të përshtatshme”.

EkoHigjiena

Ky mësim mundohet t’i bindë fëmijët se seleksionimi natyral ka qenë vendimtar për krijimin e llojeve të reja të bimëve por edhe të shtazëve duke marrë si shembullin më të njohur në evolucion për këtë çështje fluturat Biston Betularia, ndër të tjera shkruan se fluturave iu ndërrua ngjyra nga e bardhë në të zezë gjatë revolucionit industrial në Angli. Para se të shkruhet kjo pjesë e njësisë ka qenë dashtë të informohen për periudhën e fillimit të revolucionit industrial në Angli pse dhe si ndodhi revolucioni industrial, prandaj ne duhet ta cekim se ngjyra e lëkurave të pemëve rreth Mançesterit ishte e hapur, sepse nuk kishte fabrika me tymtar dhe ndotës tjerë. Për këtë arsye, fluturat e errëta duke qëndruar në këto pemë mund të diktoheshin lehtësisht nga zogjtë që ushqeheshin me to dhe kështu që kishin pak mundësi të mbijetonin, me një fjalë sipas evolucionit fluturat e kishin ndërruar ngjyrën.

Pastaj pesëdhjetë vjet më vonë pas ndotjes, lëkurat e pemëve filluan të nxihen e, si pasojë, skenari ndryshoi. Fluturat me ngjyrë të hapur zbuloheshin më lehtë dhe gjuheshin më shumë nga zogjtë. Kjo solli që numri i fluturave me ngjyrë të hapur të bie dhe i atyre me ngjyrë të errët të rritet. Evolucionistët e përdorin këtë si provë të madhe për teorinë e tyre, duke thënë se fluturat me ngjyrë të hapur evoluan në flutura me ngjyrë të errët.

Kishte qenë mirë të shënohet në këto libra edhe një krahasim për njerëzit se si nxihen në deti dhe duke pritur gjithmonë sipas evolucionit që të mbizotërojë në numër më të madh raca e zezë e njerëzve në mbarë botën, e realisht probabiliteti kishte me qenë 0.

Për të gjithë duhet të jetë e qartë se kjo ngjarje nuk mund të përdoret në asnjë mënyrë si provë për teorinë e evolucionit, sepse seleksionimi natyror nuk çoi në shfaqjen e një forme të re gjallese që nuk kishte ekzistuar më parë. Fluturat e errëta ekzistonin në popullatën e fluturave të bardha që para revolucionit industrial. Më pastaj ndryshoi vetëm raporti i numrit midis fluturave të errëta dhe atyre me ngjyrë të hapur. Prandaj fluturat nuk fituan ndonjë tipar apo organ të ri që do të çonte në një specifikim.

Që një flutur të shndërrohet në një specie tjetër, p.sh. zog, duhet që të ndryshohet kodi gjenetik dhe kjo do të thotë që një program i tërë gjenetik, i cili përmban informacionin për tiparet e reja të zogut duhet të shtohet.

Krejtësisht në kundërshtim me atë për të cilën përbetohen evolucionistët, seleksionimi natyror nuk e ka as aftësinë më të vogël të shtojë, heqë apo ndryshojë një organ në një gjallesë e as nuk mund të shndërrojë një specie në një specie tjetër. Prova më e madhe që është paraqitur nga evolucionistët që nga koha e Darvinit për të mbrojtur tezën e aftësisë evolutive të seleksionimit natyror nuk ka arritur të shkojë më larg sesa “nxirja industriale” e fluturave në Angli.

Shembulli i nxirjes industriale sigurisht nuk mund të merret si provë për evolucionin, pasi ky proces nuk prodhoi specie të reja fluturash.

Se një shembull të tillë ta gjejmë ende në tekstet tona moderne është diçka e pa arsyetuar dhe pa logjikuar më parë. /2L ONLINE/

/autori është Magjistër i Biologjisë/