• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

G7 për Serbinë – luftë kundër dezinformatave mbi gjenocidin

Redaksia 2LONLINE 19 Maj, 2022 6 min
 G7 për Serbinë – luftë kundër dezinformatave mbi gjenocidin

Qëndrimi në emër të Grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga nënkryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Arbëreshë Kryeziu

Të shtunën e javës që lamë pas, përfundoi takimi disa ditor i G7, ku  ministrat e punëve të jashtme të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara dhe Përfaqësuesit të lartë të BE-së paraqitën qëndrimet e tyre të përbashkëta për Ukrainën dhe disa rajone të tjera në të gjithë botën. 

Në këtë takim, ku u diskutua për të ardhmen evropiane, u tha se paqja dhe stabiliteti në Evropë vazhdojnë të mbesin të kërcënuara nga Rusia, prej kur kjo e fundit i shpalli luftë shtetit të Ukrainës dhe sot e tre muaj pas, po vazhdon të kryej gjenocid mbi popullin e saj të pafajshëm.

Me të nisur agresioni rus ndaj Ukrainës, SHBA dhe shtetet e BE-së kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe të njejtën gjë kanë kërkuar ta bëjnë edhe shtetet e tjera.

Republika e Kosovës është ndër shtetet e para të Ballkanit Perëndimor, e cila u rreshtua karshi qëndrimit të SHBA-së dhe BE-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Një ditë pas shpalljes së luftës nga Rusia në Ukrainë, Qeveria e Kosovës duke qenë e rreshtuar me botën demokratike, i vendosi sanksione ekonomike dhe financiare Federatës Ruse, e cila pos që nisi një luftë ndaj Ukrainës, kësaj të fundit i cënoi rënd sovranitetin dhe integritetin territorial duke sulmuar paqen, prosperitetin, sigurinë dhe stabilitetin në Evropë. 

 Të njëjtin qëndrim e kanë mbajtur edhe disa shtete tjera të Ballkanit Perëndimor, qëndrime këto që u mirëpritën nga BE dhe u përshëndetën nga përfaqësuesit e G7, të cilët thanë se përgëzojnë Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe së fundi edhe Bosnjen për përafrimin e plotë të politikave të tyre të jashtme me BE-në për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe zbatimin e tyre.

Por, të njejtën gjë nuk e ka bërë Serbia.

Ky shtet vazhdon të mbetet i vetmi në Ballkanin Perëndimor, që nuk ka ndjekur shembullin e SHBA-së dhe BE-së. Për qëndrimin e njëanshëm të Serbisë pro Rusisë, u diskutua në takimin e G7 që u mbajt në Gjermani. Ndaj saj u hodhën kritika dhe akuza për mbajtjen anë të një shteti agresor që po kryen gjenocid mbi një popull dhe po rrezikon seriozisht sigurinë në Evropë dhe jo vetëm.

Me këtë qëndrim pro rus, Serbia, shteti që para dy dekadash kreu gjenocid mbi popullin shqiptar, tregoi edhe një herë fytyrën e saj të vërtetë.  Po pretendon të luaj rolin e viktimës, pa dhënë kurrë llogari për dhjetëra mijëra viktima shqiptarë që u vranë e u masakruan në luftën e fundit në Kosovë. Si dhe për qindar e mijëra viktima që ia shkaktoi Ballkanit si pasojë e gjenocidit, krimeve të luftës, sulmeve dhe dëmeve të bëra përgjatë viteve të 90-ta.

G7 i bëri thirrje shteteve të rajonit që të avancojnë reformat e brendshme, në vecanti ato të sundimit të ligjit, të përmirësojnë mjedisin për shoqërinë civile dhe mediat e pavarura, të vazhdojnë përpjekjet në parandalimin e dhunës, të mbështesin pajtueshmërinë dhe të luftojnë dezinformatat mbi gjenocidin dhe glorifikimin e krimeve të luftës dhe dënimin e kriminelëve të saj.

Ministrat e G7 po ashtu thanë se mbështesin bashkëpunimin rajonal dhe tranzicionin energjetik në Ballkanin Perëndimor, veçmas të tregut të përbashkët rajonal dhe të agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor në kuadër të kornizës së Procesit të Berlinit.

Republika e Kosovës, po tregon përkushtim të vazhdueshëm në avancimin e këtyre reformave dhe këtij bashkëpunimi në mënyrë që përafrimi me shtëpinë e madhe evropiane, të jetë më i sigurtë se asnjëherë më parë.

Asnjëherë si tani dhe asnjëherë më parë në këto 10 vitet e fundit nuk ka qenë më e qartë situata në ballkan. As vendet e G7 nuk kanë qenë ndonjëherë më të qartë dhe më të prerë se këtë herë në raport me Serbinë dhe Republikën serbe në Bosnjë, ku kanë bërë thirrje për reflektim në mënyrë që të ndalohen konfliktet e mundshme në Ballkan.

Etiketa:Arbëreshë Kryeziu Komisionit për Integrim Evropian Opinion Vetëvendosje!
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në fshatrat Bosce-Grizime, Strelicë, Moqar,

27 Qershor, 2022
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Rogaçicë

27 Qershor, 2022
2LTV

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë

27 Qershor, 2022
Gjilan

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka

27 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Dorëzimi i Albin Kurtit!

25 Qershor, 2022

Testi i arritshmërisë duhet të hiqet fare nga sistemi dhe kriter të jenë vetëm notat në certifikatën e notave

22 Qershor, 2022

Vështrim për librin Matematika 6

21 Qershor, 2022

Pa nivelizim të pagave nuk ka paqe sociale!

21 Qershor, 2022

Nexhmedin Arifi, veprimtar i madh i çështjes kombëtare dhe i përkushtimit për ndërtimin e institucioneve të shtetit ligjor të Kosovës

19 Qershor, 2022

Interpretimi i ngjarjeve dhe deklaratave po dekurajon qytetarët që të kenë mendime pozitive për vendin

13 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com