Futbollistja më e mirë shqiptare, Fatmire Alushi, anëtare e kombëtares së Gjermanisë dhe e skuadrës franceze, PSG-së, bën të ditur se për shkak të shtatzënisë nuk do të luaj në Kampionatin Botëror për femra në Kanada, e cila fillon me 6 qershor. Ai këtë e tha për faqen e Shoqatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB). “Sigurisht mua do të më pëlqente që të luajë në Kupën e Botës, por ka gjëra në jetë që janë më të rëndësishme se futbolli”, tha Alushi, e cila ka luajtur 79 herë për Gjermaninë. Sipas saj, do të mundohet të kthehet të luaj pasi ta lind fëmijën e saj./B.S/