Sport Club Gjilani ka bërë me dije për gjendjen e lëndimit të futbollistit Shend Kelmendi, të pësuar më 19 Prill në duelin e dytë gjysmëfinal të Kupës së Kosovës ndaj Llapit.
Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka këputur ligamentin ACL të gjurit të djathtë dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.
“Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin dhe ndjekjen fizioterapeutike. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Shendit dhe presin më të fortë në fushat e blerta. /2LONLINE/