DYLON

Futbollisti Liridon Balaj është përforcimi më i ri i FC Drita

Futbollisti Liridon Balaj është përforcimi më i ri i FC Drita
Avatar photo Redaksia

“Kemi knaqësinë të ju prezentojmë përforcimin tonë më të ri, sulmuesin Liridon Balaj”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Balaj është zyrtarizuar nga drejtori sportiv i klubit, Valon Zymberi i cili njoftoi se marrëveshja është arritur që Balaj të jetë me ne për dy vitet e ardhshme.

EkoHigjiena

Balaj luan në poziten e sulmuesit të krahut të djathtë dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit të Skenderbeut nga Shqipëria.

Liridoni si i ri ishte pjesë e ekipit të KF Besa nga Peja dhe në sezonin 2018/19 u largua në drejtim të futbollit zvicran ku për disa vite ishte pjese e ekipeve si FC Aarau dhe FC Schaffhausen gjithashtu për një kohë ka luajtur edhe në futbollin belg.

“Balaj do të jetë një forcë e re e ekipit dhe i dëshirojmë shume suksese së bashku”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.