Mbrojtësi i Partizanit, Labinot Ibrahimi, ka thyer një tabu për futbollistët kosovarë. Ai u bë futbollisti i parë shqiptar me pasaportë kosovare të cilit i lejohet kalimi në kufirin rus, shkruan Panorama Sport.
Klubi i Partizanit ka menduar që ky veprim i mbrojtësit, i ndjekur më pas edhe nga kosovari tjetër, Ylber Ramadani, meritonte të njihej gjerësisht si një moment historik, dhe për këtë arsye ka postuar foton e tij gjatë dorëzimit të pasaportës për hyrjen në Rusi.
Për të siguruar vizën ruse për Ibrahimin dhe Ramadanin, u desh që dy drejtues të Partizanit të udhëtonin drejt Beogradit. Kujtojmë që shteti rus nuk njeh Kosovën si shtet të pavarur e si rrjedhojë as dokumentet e identifikimit të këtij shteti.