Futbollisti i ri i talentuar i SC Gjilanit, Arbër Mustafa nuk do të jetë më pjesë e klubit ‘kuqebardhë’. Mesfushori 20 vjeçar ka konfirmuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me ‘kuqebardhët’ edhe pse kishte ende kontratë.
Ai në gjashtë muajt e fundit ishte i huazuar te skuadra e Vllaznisë nga Pozherani që bën gara në Ligën e Parë.
“Pas një kohe të gjatë të kaluar në klubin e fëmijërise, në klubin ku morra hapat e parë si një futbollist, u zhvillova dhe arrita një ngritje në karrier erdhi koha që të largohem në bazë të situatës së krijuar dhe mos interesave të përbashkëta”, deklaroi Mustafa.
Arbër Mustafa në edicionin 2018/19 gjatë kohës sa ishte pjesë e SC Gjilanit Ai nuk harroi të falenderojë drejtuesit e klubit, si dhe grupin e tifozëve “Skifterat”. Ndërkohë, që skuadrës së Gentjan Mezanit i uroi suksese.
“Falenderoj Presidentin Florim Zuka per korrektësin e tij dhe Skifterav për përkrahjen e dhënë.I dëshiroj suksese SC Gjilanit në kampionat, ndersa për të ardhmen time do të njoftoheni në ditët në vazhdim!”, deklaroi Mustafa.
Mustafa është produkt i akademisë së Gjilanit. Ai me skuadrën e 19 vjeçarëve u shpall kampion vendi dy edicione më parë.
Pozicioni tij natyral është mesfushorë qendre, por di të bëj mjaft mirë edhe pozitën e mesfushorit të avansuar.