DYLON

Futbollisti i SC Gjilanit, Robert Rrahmani “Ylli i Javës”

Futbollisti i SC Gjilanit, Robert Rrahmani “Ylli i Javës”
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, që i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në elitën e futbollit kosovar.

Për javën e pestë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të SC Gjilanit, Robert Rrahmani, i cili, përveç paraqitjes fantastike, ishte edhe shënuesi i golit të vetëm në ndeshje, me të cilin skuadra gjilanase fitoi tri pikë të rëndësishme (0:1), njofton FFK.

EkoHigjiena

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Blerim Haxholli, Isuf Llumnica dhe Denis Isaja.

Pasi mori këtë çmim, Rrahmani u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës: “Për ndeshjen kundër Ferizajt jemi përgatitur shumë mirë dhe qëllimi ynë ka qenë vetëm fitorja dhe marrja e 3 pikëve. Nuk kemi pasur si synim as lojën e bukur, as të dalim nga detyrat tona. Trajneri na e ka bërë të qartë që duhet të luftojmë vetëm për tri pikë.

Për Gjilanin, angazhimi dhe shpërblimi janë trofetë gjithsesi, sepse kemi një fond shumë të mirë lojtarësh dhe konkurrenca është e madhe dhe e shëndoshë. Nuk kemi më hapësirë për gabime.

E falënderoj FFK-në për çmimin e dhënë dhe këtë çmim ia dedikoj bashkëlojtarëve për angazhimin dhe mundin e treguar, sepse edhe ata janë pjesë e këtij çmimi.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.