DYLON

Futbollisti i SC Gjilanit, Armend Thaqi, “Ylli i Javës”

Futbollisti i SC Gjilanit, Armend Thaqi, “Ylli i Javës”
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 31-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të SC Gjilanit, Armend Thaqit.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Enver Prapashtica, Enes Shosholli dhe Avni Shala. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tridhjet e një t’i takojë Armend Thaqit, i cili ishte më i dalluari me dy asistime, në fitoren 3:0 të Gjilanit në ndeshjen kundër FC Suharekës.

EkoHigjiena

Pasi mori këtë çmim, Thaqi u shpreh i lumtur që u vlerësua më i miri i javës:

 “Është e rëndësishme që kemi fituar tri pikë, sepse nuk ishim në një pozitë të mirë në tabelë dhe kemi pasur një histori shumë negative javët e fundit. Kemi bërë shumë gabime dhe është normale që na duheshin tri pikë për t’u qetësuar dhe për të dalë nga zona e rrezikshmërisë. Kemi thënë që nuk jemi për atë zonë, mirëpo kur humb ndeshjet njëra pas tjetrës, është e qartë që rrezikohesh dhe e fut veten në atë zonë. Megjithatë, me këto tri pikë të fituara u qetësuam sado pak dhe jemi disi më të qetë për ndeshjen e ardhshme, në mënyrë që të vazhdojmë me të njëjtin ritëm. Shpresojmë të dalim në Evropë, sepse ende na e lejon matematika. Përveç performancës sonë, duhet të presim edhe ndonjë gabim nga kundërshtarët tanë, dhe kjo do të ishte një arritje shumë e madhe. Ky çmim i takon gjithë ekipit, jo vetëm mua, sepse të gjithë kanë meritë për këtë paraqitje time. Këtë ndeshje e kemi fituar me shumë meritë.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.