Futbollisti i Kosovës në vendlindje për pushime, surprizon fëmijët në Hogosht

Futbollisti i Kosovës në vendlindje për pushime, surprizon fëmijët në Hogosht

Futbollisti me prejardhje nga Hogoshti i Kamenicës, Lirim Kastrati aktualisht është në Kosovë për pushime dimërore.

Si shumë bashkëatdhetar, edhe Lirimi po shijon fundvitin në Kosovë dhe për këto festa ai ka vendosur të bëjë një veprim sa interesant aq edhe human.

Lirim Kastrati ka vizituar shkollën e Hogoshtit ku edhe i ka surprizuar fëmijët, duke iu sjellur atyre dhurata për festat e fundvitit

Kastrati nuk ka harruar prej nga vjen, 19 vjeçari është kthyer në vendlindje, më saktësisht në Hogosht të Kamenicës, për t’i pritur festat e fundvitit.

Futbollisti i Kosoves U19 dhe i ftuar së fundmi edhe nga Kosova A është duke shijuar një sezon të jashtëzakonshëm me Lokomotivën e Zagrebit.

KOMENTE