DYLON

Futbollisti i Gjilanit, Robert Rrahmani, “Ylli i Javës”

Futbollisti i Gjilanit, Robert Rrahmani, “Ylli i Javës”
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e 27-të të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të SC Gjilani, Robert Rrahmani, i cili shënoi golin e parë për skuadrën e tij në fitoren e rëndësishme si mysafirë kundër Prishtinës së Re, me rezultat 2:1, njofton FFK.

EkoHigjiena

Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Debatik Curri bëri një hap të madh drejt objektivit për të siguruar njërën nga pozitat që dërgon në Evropë.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Rrahmani u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës: “Trajneri dhe stafi e kanë përgatitur ndeshjen në maksimum, duke mos e nënvlerësuar Prishtinën e Re për shkak të tabelës. Lojtarët i kanë zbatuar këshillat e trajnerit në maksimum. Fitorja ka qenë shumë e vlefshme, pasi synimi i klubit është arritja e objektivave dhe dalja në Evropë, dhe me këtë fitore jemi brenda objektivave. Këtë çmim ia dedikoj bashkëlojtarëve, stafit dhe familjes sime, pasi edhe ata kanë merita që unë sot e fitoj çmimin ‘Lojtari i Javës’”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.