Futbollistë të shumtë nga Shqipëria janë transferuar këtë edicion në ekipet e Superligës. Edhe klubi gjilanas, SC Gjilani ka në radhët e tij disa futbollistë nga Shqipëria dhe njëri nga ta është Erlis Frashëri.
Anësori i krahut të djathtë ka qenë njëri ndër më të mirët e ‘kuqebardhëve’ në stinorin vjeshtor të kampionatit.
31 vjeçari nga Korça është një lojtarë grupi dhe si i tillë është karakterizuar gjithmonë, teksa së fundmi ka ardhur me një mesazh unifikues për popullin shqiptar që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë pas ngjarjeve të fundit të ndodhur në Durrës.
“Të mbahemi vëllezër! Të bashkuar, një trup. Vetëm vllau mund të kuptojë vllaun dhe gjakun e tij! Askush tjetër! Askush… Kosova, zemra e Shqipërisë. Sot e vërtetoi më shumë se kurrë për ata që ende dyshonin. Vuajtja e Shqipërisë është vuajtja e tyre. Ndihma financiare, trupa ushtarake dhe forca speciale! Të gjithë bashkë mund të ringrihemi, vetëm nuk ia dalim dot!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij.