DYLON

Futbollisti i Gjilanit, Blerind Morina – “Ylli i Javës”

Futbollisti i Gjilanit, Blerind Morina – “Ylli i Javës”
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e njëzet e pestë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të SC Gjilani, Blerind Morina, i cili shënoi një gol dhe u vlerësua për angazhimin e tij në fitoren 2:3 të skuadrës së tij kundër FC Llapit.

EkoHigjiena

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Blerindi u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:

“Gjatë tërë javës kemi punuar shumë dhe kemi analizuar Llapin. Kjo ka qenë një fitore shumë e rëndësishme për ne. Objektivi i ekipit gjithmonë ka qenë dalja në Evropë, por duke e parë tabelën, pse jo edhe më shumë. Falënderoj stafin e trajnerëve dhe bashkëlojtarët. Këtë çmim ia dedikoj SC Gjilanit”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.