DYLON

Futbollisti i Gjilanit Arjol Bllaca ftohet në Kombëtaren U21 të Kosovës

Futbollisti i Gjilanit Arjol Bllaca ftohet në Kombëtaren U21 të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka bërë me dije se futbollisti, Arjol Bllaca, është ftuar nga përzgjedhësi i Kombëtares U21 të Kosovës, Hekuran Kryeziu, për ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian U21, 2027.

Gjatë këtij grumbullimi, Kosova U21 do të zhvillojë tri ndeshje kualifikuese. Fillimisht, më 24 shtator 2026, Dardanët e rinj do të përballen me San Marinon në udhëtim, në San Marino Stadium në Serravalle, me fillim nga ora 20:30.

EkoHigjiena

Më pas, më 30 shtator, Kosova do të jetë nikoqire e Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00. Ndeshjen e fundit të këtij grumbullimi, përfaqësuesja jonë do ta zhvillojë më 6 tetor, kundër Finlandës, po ashtu në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 19:00.

“Të gjithë në Sport Club Gjilani i urojnë Arjol Bllacës shumë suksese në këtë grumbullim dhe paraqitje sa më të mira me fanellën e Kombëtares së Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit “kuq e bardh”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.