DYLON

Futbollisti i Dritës, Muharrem Jashari ftohet nga Kombëtarja e Kosovës në ndeshjen ndaj Spanjës

Futbollisti i Dritës, Muharrem Jashari ftohet nga Kombëtarja e Kosovës në ndeshjen ndaj Spanjës
Avatar photo Redaksia

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka ftuar mefushorin e FC Drita, Muharrem Jasharin për ndeshjen e radhës kundër Spanjës, në kualifikimet për Kampionat Botëror “Qatar 2022”.

Këtë e kanë bërë të ditur drejtuesit e klubit bardhë e kaltër, të cilët i kanë dëshiruar suksese lojtarit të tyre por edhe kombëtares.

EkoHigjiena

Ja njoftimi  i plotë i FC Drita

Jashari pjesë e DARDANEVE

FC DRITA ka kënaqësi të ju njoftojë se futbollisti ynë, Muharrem Jashari është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes e ka ftuar mesfushorin tonë për ndeshjen e radhës kundër Spanjës në kualifikimet për Kampionat Botëror “Qatar 2022”.

Ndeshja Kosovë-Spanjë zhvillohet më 08 shtator, ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” ne Prishtinë.

FC DRITA i uron suksese kombëtares dhe futbollistit tonë, Muharrem Jashari.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.