Futbollisti i Dritës mposht coronavirusin, negativ në testin e dytë

Futbollisti i Dritës mposht coronavirusin, negativ në testin e dytë

Futbollisti i vetëm i Superligës së Kosovës, i cili doli pozitiv me COVID-19, është sulmuesi i Dritës, Izair Emini. Sot, sulmuesi shqiptar e ka konfirmuar një superlajm, pasi pas testit të dytë të kryer në Maqedoninë e Veriut ka dalë negative.

Lajmin e ka konfirmuar vetë 34-vjeçari përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

“Përsëndetje për të gjithë juve shokëve në FB. Njëherit doja të ju falënderoja përzemërsisht që më keni dhënë mbështetje gjatë kësaj kohe dhe do ju jem mirënjohës gjithmonë. Para dy ditësh bëra testin e radhës dhe doli si rezultat negativ, flm edhe një herë të gjithëve. Zoti ju ruajt”, ka shkruar Emini.

Mbetet të shihet nëse ai do të vijë në Kosovë për t’u bashkuar me klubin, apo do ta vazdhojë karantinimin dhe shërimin e plotë.

Emini aktualisht gjendet në Maqedoninë e Veriut.

KOMENTE