DYLON

Futbollisti Haris Isufi i bashkohet Gjilanit

Futbollisti Haris Isufi i bashkohet Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani njofton se ka afruar futbollistin e talentuar Haris Isufin në skuadrën e parë.

“17-vjeçari vjen nga skuadra 2 Korriku, ku spikati me paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve për të rinj, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e klubit Trepça nga Mitrovica”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit kuq e bardh.

EkoHigjiena

Sipas drejtuesve të klubit, me pjekurinë dhe potencialin që ka treguar në fushë, Isufi, i cili luan si sulmues i krahut, vjen si një prurje me të ardhme për projektin afatgjatë të klubit.

“Klubi i Gjilanit i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tonë. Jemi të bindur që me punë dhe përkushtim, Haris Isufi do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën dhe do të vazhdojë rrugëtimin e tij profesional”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.