DYLON

Futbollisti Hamdi Namani i bashkohet Gjilanit si huazim nga Prishtina

Futbollisti Hamdi Namani i bashkohet Gjilanit si huazim nga Prishtina
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje për huazimin e Hamdi Namanit. Mesfushori 31 vjeçar vjen nga klubi kryeqytetas si futbollist i huazuar me të drejta të plota aktivizimi deri në fundin e edicionit.

Namani më parë ka qenë pjesë e disa skuadrave në vend, ndërkohë që në pjesën e parë të kampionatit ka dhënë kontribut për kryeqytetasit nga edhe mori dritën ‘jeshile’ për të t’u huazuar te ‘kuqebardhët’.

EkoHigjiena

“SC Gjilani i uron mirëseardhje Hamdi Namanit dhe shpreh besimin se kontributi i tij do të jetë i rëndësishëm për skuadrën në vazhdim të sezonit”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit “kuq e bardh” nga Gjilani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.