DYLON

Futbollisti Elvis Rexhbeçaj i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Futbollisti Elvis Rexhbeçaj i bashkohet Kombëtares së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Futbollisti i njohur, Elvis Rexhbeçaj, ka nënshkruar sot për Kombëtaren e Kosovës në prani të përfaqësuesit të Federatës së Futbollit të Kosovës për Gjermani, Fekmi Kongjeli (i cili ka mbajtur kontaktin me Elvisin), vëllait të tij Blendard Rexhbeçaj, i cili njëherësh është menaxheri i tij, si dhe biznesmenit Afrim Osmanaj. Letra konfirmuese u nënshkrua me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, i cili u shpreh shumë i kënaqur me këtë prurje të re tek Dardanët, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ademi theksoi rëndësinë e këtij transferimi për Kombëtaren e Kosovës, duke vlerësuar lart profilin dhe aftësitë e Rexhbeçaj, të cilat do të jenë një shtesë e çmuar për ekipin e drejtuar nga Franco Foda.

EkoHigjiena

Edhe vetë futbollisti, Elvis Rexhbeçaj, shprehu entuziazmin e tij për këtë vendim të rëndësishëm në karrierën e tij. Ai falënderoi familjen për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe Agim Ademin dhe Fekmi Kongjelin, për përpjekjet dhe kontaktet e vazhdueshme ndër vite.

“Sot i thash ‘Po’ Kosovës. Falënderoj në radhë të parë familjen time për përkrahje të vazhdueshme, falënderoj Agim Ademin si dhe Fekmi Kongjelin dhe gjithë FFK-në, që për shumë vite kanë qëndruar në kontakt me mua. Pres me padurim të bashkohem me shokët e Kombëtares dhe t’i realizojmë ëndrrat tona. Unë deri më tani kisha pengesa ligjore për shkak të pasaportës së Kosovës. Tani me ligjin e ri që erdhi për lejimin e dy pasaportave vendosa me zemër t’i bashkohem Kosovës. Forca Dardanët!”, është shprehur Rexhbeçaj.

Kjo prurje e re është një hap i madh për Kombëtaren e Kosovës, duke shtuar një tjetër lojtar me përvojë dhe aftësi të larta. Tifozët Dardanët dhe gjithë komuniteti i futbollit presin me padurim paraqitjet e Rexhbeçaj në ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, thuhet në njoftimin e FFK-së.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.