DYLON

Futbollisti Armend Thaqi rinovon marrëveshjen me SC Gjilanin deri më 2028

Futbollisti Armend Thaqi rinovon marrëveshjen me SC Gjilanin deri më 2028
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka vërë me dije se ka arritur marrëveshje me futbollistin Armend Thaqi për vazhdimin e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2028.

“Pas bisedimeve të zhvilluara në frymë të mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë, palët kanë vendosur të zgjasin kontratën, duke konfirmuar vazhdimësinë e rrugëtimit të përbashkët dhe objektivave sportive të klubit në vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të SC Gjilanit.

EkoHigjiena

Tutje në njoftim thuhet se: Armend Thaqi do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e projektit të Sport Club Gjilanit, ndërsa klubi shpreh kënaqësinë për arritjen e këtij akordi dhe i uron futbollistit suksese të mëtejshme me fanellën kuqebardhë.

“Sport Club Gjilani mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe në realizimin e objektivave sportive”, thuhet në fund të njoftimit të klubit “kuq e bardh”.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.