Sport Club Gjilani qëndron gjithmonë pranë komunitetit, duke mos lejuar që të ekzistojnë barriera për shoqërimin me fëmijët me aftësi të veçanta.
Në aktivitetet e fundvitit shoqërimi me fëmijët me nevoja të veçanta tashmë është një traditë shumëvjeçare e kujdesit social nga komuniteti “kuqebardh”, thuhet në njoftimi ne SC Gjilanit.
Futbollistët Edison Kqiku, Armend Thaqi, Kushtrim Shabani, Oltion Bilalli dhe Aridon Bllaca, së bashku me pjesë e logjistikës së klubit kaluan çaste me fëmijët me nevoja të veçanta, duke ofruar ngrohtësi dhe dashuri para festave të fundvitit.
“Të shoqëruar nga prindërit dhe kujdestarët e tyre, fëmijët në Shkollën Fillore “Thimi Mitko” dhe ata në shkollën “Rexhep Elmazi” në Gjilan pranuan disa dhurata modeste nga futbollistët tanë”, thuhet në njoftim.
Takimi u shoqërua me buzëqeshje, biseda të ngrohta dhe momente të paharrueshme që përcollën mesazhin e solidaritetit dhe dashurisë.
“Këto vizita tashmë janë një traditë e “kuqebardhëve” duke dëshmuar përkushtimin tonë për të ndikuar pozitivisht në jetën e fëmijëve dhe për të dhënë shembullin se bashkë mund të krijojmë një shoqëri më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse”, thuhet tutje në njoftimin e skuadrës kuq e bardh.
“Duke ndarë dashurinë dhe kujdesin me ata që kanë më shumë nevojë ju urojmë edhe njëherë festat e fundvitit me shumë ngrohtësi”, përfundon njoftimi i SC Gjilanit. /2LONLINE/