Kreu i FFK-së, Agim Ademi dhe Federata e Futbollit e Kosovës kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Besnik Fejzullahut, ish-futbollist i njohur i disa skuadrave kosovare.
Ky eshte telegrami i ngushellimit:
“E nderuara familje Fejzullahu!
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Besnik Fejzullahu, ndaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të sinqerta.
Besniku ishte i njohur në komunitetin tonë si një ish-futbollist i shquar dhe si njeri i urtë. Ai e dha kontributin e tij ndër vite si futbollist në klubet e kryeqytetit Flamurtari, Besëlidhja dhe Ramiz Sadiku, duke lënë gjurmë të pashlyeshme, derisa ishte edhe njohës dhe analist i mirë i lojës së futbollit.
Familja humbi njeriun më të dashur, derisa komuniteti i futbollit humbi një veteranë të zellshëm të futbollit.
Prandaj, në këto momente të vështira për Ju, jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.
I përhershëm qoftë kujtimi për të dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së.”