Futbolli bënë bashkë ushtarakët nga Kosova dhe Ushtria Britanike
Në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, sot është zhvilluar ndeshje miqësore ndërmjet ekipeve të të dyja forcave.
Aktiviteti filloi me intonimin e himneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke i dhënë ceremonisë një karakter të veçantë dhe simbolik.
Përtej garës sportive, ndeshja ishte një mundësi për pjesëtarët e të dyja forcave që të takohen në një atmosferë miqësore, të forcojnë raportet ndërpersonale dhe të shkëmbejnë përvoja përmes sportit.
Sporti mbetet një mënyrë e fuqishme për të ndërtuar ura bashkëpunimi, për të promovuar respektin e ndërsjellë dhe për të forcuar lidhjet ndërmjet partnerëve.
Pavarësisht rezultatit 2 me 1 në të mirë të ushtrisë britanike, kjo ndeshje miqësore dëshmoi edhe një herë se bashkëpunimi, respekti dhe miqësia janë vlera që tejkalojnë fushën sportive dhe kontribuojnë në forcimin e partneritetit ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar. /2LONLINE/
