DYLON

Fusnota në fanella!

Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës i ka bërë gati fanellat e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen miqësore kundër Haitit, e cila do të zhvillohet më 5 mars në Mitrovicë.

Në fanellë është mbishkrimi Kosova, si dhe një yll, që paraqet fusnotën, pasi FIFA me rastin e lejimit të ndeshjeve miqësore e ka kushtëzuar FFK-në që krahas mos paraqitjes së simboleve shtetërore ta përdorë edhe fusnotën.

 Fanellat për ndeshjen e parë janë të kompanisë italiane ‘Legea’, por në të ardhmen sigurisht se do të shfaqin interesim edhe kompanitë tjera për të fituar të drejtën për ta ‘veshur’ Përfaqësuesen e Kosovës me të gjitha pajisjet sportive.  /Tribuna/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.