DYLON
Siguria digjitale në fokus

Fushatë vetëdijësuese në Gjilan për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet online

Fushatë vetëdijësuese në Gjilan për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet online
Avatar photo Redaksia
Policia dhe Qendra për Punë Sociale zhvillojnë ligjërata ndërgjegjësuese për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta

Në Gjilan ka nisur një seri aktivitetesh vetëdijësuese që synojnë rritjen e sigurisë së fëmijëve në hapësirën digjitale. Në kuadër të projektit “Mbrojtja e fëmijëve nga rreziqet e lojërave online”, Njësia Sektor dhe Komunitet e Stacionit Policor në Gjilan, në bashkëpunim me përfaqësues të Qendra për Punë Sociale, përkatësisht zyrtaren e kësaj Qendre, Amire Hoxha, po organizojnë ligjërata me temën “Siguria në Internet”.

Këto aktivitete kanë për qëllim të rrisin ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të rinjve mbi rreziqet që lidhen me përdorimin e pakontrolluar të internetit, duke përfshirë bullizimin digjital, mashtrimet online dhe format e ndryshme të abuzimit në rrjet.

EkoHigjiena

Zyrtarët e përfshirë në këtë nismë theksojnë rëndësinë e edukimit të hershëm për të parandaluar pasojat që mund të vijnë nga ekspozimi i pakujdesshëm në platformat digjitale.

Gjatë ligjëratave, nxënësit njihen me mënyrat konkrete të mbrojtjes së të dhënave personale dhe përdorimit të sigurt të internetit, si dhe me procedurat e raportimit në rastet e keqpërdorimeve tek organet kompetente.

Aktivitetet janë zhvilluar në disa shkolla të komunës së Gjilanit, ku pjesëmarrës kanë qenë nxënësit e klasave VI–IX. Ligjëratat janë realizuar në formë interaktive, duke nxitur diskutim të hapur dhe pjesëmarrje aktive nga nxënësit përmes pyetjeve dhe shembujve praktikë.

Në përmbyllje të secilit takim, nxënësve u janë shpërndarë fletushka informuese me këshilla dhe udhëzime konkrete për të rritur sigurinë e tyre në internet, duke forcuar kështu rolin e edukimit si mjet kyç në mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet online.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.