DYLON

Fushatë vetëdijesimi për gjilanas rreth të drejtave të tyre mbi privatësinë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të lancimit të fushatës njëjavore, e cila do të zhvillohet në gjashtë komunat më të mëdha të vendit, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale sot hapi fushatën informuese/vetëdijesuese me qytetarët e Gjilanit.

Personeli i Agjencisë, duke ngritur dy stenda në hapësirën te Teatri i Qytetit  si hapësirë e frekuentuar, që në orët e para të mëngjesit kishte filluar komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarë duke u shpërndarë materiale promovuese (fletëpalosje, broshura, kapela, flamuj etj.).

EkoHigjiena

Qëllimi i kësaj fushate është vetëdijesimi i qytetarëve rreth të drejtave të tyre (si subjekte të të dhënave personale) mbi privatësinë. Zyrtarët e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përmes kësaj fushate simbolike, e dhanë edhe një provë shtesë se autoriteti i vetëm i mandatuar për të mbrojtur privatësinë e qytetarëve është i përkushtuar që t’i trajtojë të gjitha ankesat e tyre, duke e shtrirë ndikimin e saj te përpunuesit e të dhënave personale, që këto të fundit t’i përpunojë në mënyrë të ligjshme, të paanshme, duke mos e cenuar privatësinë e askujt.

Duke komunikuar me kalimtarët e rastit, zyrtarët e Agjencisë inkurajuan ata që t’i drejtohen Agjencisë për çdo shqetësim që ata mund ta kenë për sa i përket keqpërdorimit të mundshëm të të dhënave të tyre personale.

Qytetarët, mes tjerash u njoftuan rreth fushëveprimit të Agjencisë, vendndodhjes së saj (zyrave në Prishtinë) dhe atyre sugjerua që të klikojnë sa më shpesh në web faqen zyrtare të këtij autoriteti www.amdp-rks.org si dhe adresën e tij në Facebook www.facebook.com/ASHMDHP
për t’u njoftuar rreth më te rejave të fundit në këtë fushë, si dhe për të paraqitur ankesat e tyre në formularin elektronik.

Vlenë të theksohet se kjo fushatë u realizua në partneritet me Kompaninë ‘DOCMAN’, e cila është pjesë e Grupit REISSWOLF.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.