DYLON

Fushatë sensibilizuese për sigurinë në komunikacionin rrugor

Fushatë sensibilizuese për sigurinë në komunikacionin rrugor
Avatar photo Redaksia

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan me datën 06.10.2023 ka bërë lansimin e fushatës sensibilizuese për sigurinë në komunikacionin rrugor për nxënësit e ciklit të ulët në disa shkolla të mesme të ulëta në qytetin e Gjilanit, për shoferët dhe kalimtaret e rastit.

Me këtë rast për nxënësit janë shpërndarë rekuizita të ndryshme si: varëse për çanta, vizore dhe shirita vezullues që vendosen në krahë. Po ashtu janë përcjellë mesazhe:

EkoHigjiena

•           Nxënësit të kenë veshje mundësisht me ngjyra reflektuese dhe të ndritshme kur ecni gjatë natës!

•           Të përdoren decidivishtë vendkalimet e shënjuar për këmbësorë!

•           Të kenë kujdes të shtuar gjatë lojërave të ndryshme kur ato zhvillohen pranë rrugëve me komunikacion të zhvilluar!

•           Kujdes të shtuar gjatë trupimit të rrugës!

Gjersa për shoferët janë shpërndarë aromatizues për automjete e tyre si dhe janë përcjellë mesazhe:

•           Në asnjë formë të mos përdoret telefoni gjatë drejtimit të mjetit!

•           Stop drejtimit të mjetit nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike dhe psikotrope!

•           Rripi i sigurisë shpëton jetën tuaj!

•           Kujdes gjatë ngasjes, ju keni vlerë për familjen dhe të afërmit e juaj!

Lansimi i kësaj fushate sensibilizuese është bërë nga koordinatori për projekte në komunitet dhe parandalim, njësiti i komunikacionit rrugor në bashkëpunim me njësitin e policisë në komunitet nga Stacioni Policor Gjilan si dhe stafin e shkollave në Gjilan. Shpërndarja e materialit sensibilizues gjatë ditëve në vijim do të bëhet edhe në qytetet dhe shkollat e tjera të rajonit të Gjilanit.  /2LONLINE/